Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kasami: Tetova pajiset me gjysmë kontenjerë nëntokësorë

1 min read
LAJM I MIRË PËR QYTETARËT TANË!
Sot kemi kënaqësinë të promovojmë projektin “Furnizimi i komunës së Tetovës me kontejnerë gjysmë nëntokësorë dhe dy automjete speciale për transportin e këtyre mbeturinave”, zbatimi i të cilit ka përfunduar me sukses. Me projektin komuna e Tetovës ka marrë 15 kontejnerë të tillë me përmasa 3000 l dhe 5000 l, të cilët janë të vendosura në pikat më frekuentuese në qytet. Ne përmirësojmë shërbimet komunale për qytetarët, madje duke përmirësuar edhe kapacitetet e Ndërmarrjes Publike.
Projekti në vlerë prej 28.302.300,00 denarë financohet përmes njësisë projektuese të Ministrisë së Financave dhe projektit MSIP për përmirësimin e shërbimeve komunale, me mjete nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore.
Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të rikthyer shkëlqimin dhe pastërtinë e qytetit!
Për Tetovën e pastër!