Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kasami: Viti 2022 do të jetë vit i punës!

1 min read
Ashtu siç e dini, Tetova një kohë të gjatë ndjen mungesën e parkingjeve, kaosi urbanistik dhe mungesa e parkingjeve e kanë shoqëruar Tetovën ndër vite duke krijuar kolona dhe pritje të gjata.
Që nga koha që jemi në krye të këtij institucioni kemi analizuar të gjitha mundësitë për të bërë më të mirën për qytetin tonë, për të ofruar zgjidhjen më të mirë për qytetarët tanë. Plani për vitin 2022 është paraparë për zgjerimin e parkingjeve zonale, dhe shtimin e vendparkingjeve në territorin e qytetit të Tetovës. Njëkohësisht në këtë vit është paraparë edhe ndërtimi i parkingjeve në kate në tre lokacione.
Momentalisht, ndërmarja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkingje të mbyllura. Në bazë të planit tonë, 425 vende do të jenë parkime zonale, të mbyllura 775, dhe në kate 1890, ndërsa gjithsej do kemi 3.090 vend parkime shtesë.
Viti 2022 do të jetë vit i punës!