Katica Janeva në paraburgim, la katër kredi të papaguara. Cila është pasuria e saj?!

vull

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva shkoi në paraburgim në Shutkë, por la katër kredi të pashlyera bankare. Bëhet fjalë për katër kredi që janë marrë në periudhën 2014 – 2015 dhe që duhet të shlyhen deri në vitin 2034, mëson INA.
Në listën anketuese të saj tre kredi janë në emër të saj, ndërsa një në emër të fëmijëve të saj.

Bëhet fjalë për shuma të majme: kredi prej 3.6 milionë denarë (58 mijë euro), kredi prej 1.9 milionë denarë (21 mijë euro) dhe kredia e tretë prej 1.7 milionë denarë (19 mijë euro). Kredia e katërt është në emër të fëmijëve të saj me vlerë prej 660 mijë denarë apo mbi 10 mijë euro, që duhet të kthehet në vitin 2025. Shuma totale e katër kredive shkon në mbi 100 mijë euro.

Por ajo në banka ka edhe kartela kreditore me limite mbi 180 mijë denarë (Master Gold dhe American Express), përcjellë INA.
Përveç kredive, Janeva posedon edhe pasuri të patundshme, përfshirë shtëpi private, dy banesa, truall, tokë, tre makina, etj. Dy makina janë në pronësi të fëmijëve të saj.

Shtëpia në vendin e lindjes në Gjevgjeli është me hapësirë 371 m2, toka bujqësore në fshatin Mrzenci dhe trualli në fshatin Konsko. Në emrin e saj ka lajmëruar makinë të tipit Rover 45, ndërsa në emër të fëmijëve Audi A6 dhe Golf 4. Rroga e Janevës si kryeprokurore ishte e majme duke shkuar mbi 3500 euro, me gjithë harxhimet shtesë. Kjo është pasuria në listën anketuese.

Next Post

Haradinaj flet për ekstradimin e Grupit të Kumanovës

Është mirë të kërkohet ekstradimi i Grupit të Kumanovës dhe kjo duhet të bëhet, nëse nuk shpallen të pafajshëm. Kështu është shorehur Haradinaj mbrëmë në KTV, duke shpresuar edhe lirimin e tyre, transmeton agkencia e lajmeve INA.       Sipas tij, kjo është e mundur sepse Maqedonia e Veriut […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: