Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva është sot zyrtarisht është kthyer në detyrë pas pushimeve vjetore. Janeva nuk ka marrë ende një ftesë për t’u paraqitur në Prokurori për një hetim mbi ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit në çështjen Reket, informuan nga PSP, transmeton KohaNews.
Në një pjesë të incizimeve për rastin “Reket”, të paraqitura në disa mediume, dëgjohet zëri i Katica Janevës e cila bisedon me biznesmenin Orce Kamcev ku i thotë se gjithçka do të rregullohet.
Janeva tha në një deklaratë të shkruar se ajo ishte abuzuar dhe se ajo kishte biseduar vazhdimisht me persona të ndryshëm në interes të hetimit në përpjekje për të siguruar pozicione më të mira në çështjet penale, shpesh përmes ndërmjetësve të caktuar nga ata.
Deri më tani për këtë rast janë të dyshuar Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski Kiçeec të cilët nga 15 korrik janë në paraburgim 30 ditorë./KohaNews