Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

vull

Çmimi i benzinave dhe i dizelit mbetet i njëjtë, vetëm Vaji ekstra i lehtë për amvisëri po rritet për dy denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Me këtë, nga mesnata, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 74,5 denarë, Eurosuperi BS-95 mbetet me çmim prej 79 denarë për litër. Eurosuperi BS-98 me çmim prej 81 denarë për litër dhe dizeli me çmim prej 77 denarë për litër. Mbetet i njëjtë edhe çmimi i mazutit – 52,354 për litër.

Me vendimin më të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë po kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.54 për qind në krahasim me vendimin e djeshëm

Next Post

Qeveria miraton plan për punësim, peshon 1.8 miliardë denarë

Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim për vitin 2022 sot është pranuar nga ana e Qeverisë, Me të pritet të përfshihen 14.685 persona për të cilën do të ndahen më shumë se 1,8 miliard denarë.     “Me Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: