Kim Mehmeti: Mjaftë më Kosova ishte ‘lopë’ që e ushqente i gjithë populli por që e mjelin vetëm zhvatësit e PDK-së dhe të LDK-së!

vull
Se sa shumë janë trembur zhvatësit e Kosovës, më së miri dëshmojnë ‘zëdhënësit’ e tyre grindavecë nëpër debatet televizive.
Dhe këta ‘zëdhënës’ të hajdutokratëve të frikuar nga e shkuara e tyre zhvatëse, janë bërë aq irracional sa donë ta bindin popullin se në një Kosovë, me NATO-n brenda saj dhe të cilën më shumë e drejtojnë të huajt se vendorët, kryetari i VV-së na qenka aq i fuqishëm, sa me ardhjen në pushtet, do u kundërvihet amerikanëve e evropianëve, e do bashkëpunojë me ‘kmerët e kuq’ të përtejkinës!?
E në ndërkohë, gjithë ata grindavec ‘parimorë’ të mirëpaguar, e shpalosin vetëm një të vërtet: se çmenduria dhe frika e hajdutit nuk kanë fund dhe se Kosovës, të vërtetën parazgjedhore, ia shpjegojnë shërbëtorët e hajnave.
Por Kosova gjithmonë ka qenë arë ku mbinë bima e krenarisë dhe bujarisë kombëtare, andaj ajo e din se me 14 shkurt ka mundësin të votojë për të ‘kuqen’, që është “ngjyra e ngjyrave”, ngjyra e gjakut, e dashurisë dhe e shpresës, ngjyra e luftës dhe e forcës, ngjyra që rrit rrahjet e zemrës, që simbolizon forcën dhe guximin, por edhe pasionin dhe vrullin rinorë.
Dhe është e vërtet se askush që tani nuk mund ta dijë se çka do sjellë e ç’kuptim do ketë e kuqja e VV-së, por një gjë është e sigurt: ajo nuk mund ta simbolizojë hajninë dhe zhvatjen e deritanishme të Kosovës.
Andaj është e turpshme që shtetin sot ta mbrosh nga e ‘kuqja’ e VV-së, edhe atë duke e bindur popullin se vendi i tyre nuk meriton as të shpresojë, e as të besojë se ka edhe burrështetas që nuk e shohin Kosovën si ‘lopë’ të cilën e ushqen i tërë populli, por e mjelin vetëm zhvatësit e PDK-së dhe të LDK-së! (Kim Mehmeti)
Next Post

Albi Qamili: Lëvizja BESA me vepra konkrete, grafa etnike realitet

Albi Qamili, përfaqësues i Lëvizja BESA gjatë emisionit Click Plus theksoi se pjesmarrja në ekzekutiv e Besës ka treguar vepra konkret siç është grafa etnike e cila do të jetë në leternjoftime. Qamili theksoi se çshtja e grafës etnike, revidimi i librave ne gabime drejtshrkimore janë vetëm disa nga dëshmitë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: