“Kipper market” nuk do ta shtrenjtojë çmimin e bukës

vull

“Kipper market” ka njoftuar qytetarët se nuk do ta rrisë çmimin e bukës, i cili aktualisht është 25 denarë për bukë 550 gramë dhe 27 denarë për bukë të prerë 550 gramë.

Drejtuesit e supermarketit të njohur për çmimet e lira dhe të përshtatshme për qytetarët njoftuan se ndjejnë përgjegjësi shoqërore për konsumtatorët.

“Në kushtet e krizës globale me të cilën po ballafaqohemi është e nevojshme që të gjithë të tregojmë solidaritet dhe përgjegjësi”, theksohet në njoftimin e Kipper Market-it.

Kompania i siguron qytetarët se këto çmime do të mbesin të pandryshuara për një kohë të gjatë. /SHENJA/

Next Post

Pas shumë presioneve, gjigandi i naftës “Shell” po tërhiqet nga Rusia

Kompania shumëkombëshe britanike e naftës Shell ka premtuar të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia dhe ka kërkuar falje për blerjen e saj gjatë fundjavës me një çmim më të lirë. Gjigandi i energjisë ka thënë se do të mbyllë të gjitha pikat e karburantit në Rusi, por gjithashtu do […]

Subscribe US Now