Kjo është përgjigja e Alternativës ndaj reagimit të Aleancës për shqiptarët

vull
0 0
Read Time:54 Second

Pas situatës së krijuar në opinion për pozicionin e Alternativës në skenën politike në vend, dëshirojmë të shpjegojmë se Alternativa vazhdon të jetë aktor në skenën politike të shtetit. Pasi që tashmë i kemi kaluar dy cikle zgjedhore në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, faktikisht është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato.

Duke mos e perceptuar Aleancën për Shqiptarët si parti kundërshtare, po themi vetëm se për neve nuk janë mënyrë e mirë e komunikimit përllogaritja se kush me kë dhe sa herë është takuar, sepse kështu duhet të dalim borxhlinj të panevojshëm. Takimet dhe mbështetja e partive të pushtetit është pyetje që nuk i bën nder askujt, sepse për neve Aleanca për Shqiptarë është parti, me të cilën nesër mund të kemi përsëri bashkëpunim dhe duam të lejojmë hapësirë dhe mundësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar.

Sidoqoftë, pavarësisht qëndrimit publik të ASH-së, ne nuk kemi pushkë për ASH-në, por do të vazhdojmë t’i konsiderojmë si miq dhe bashkëpunëtorë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Gjendja e lënë nga Gruevski nuk mund të përmirësohet për disa vite, duhet shumë kohë, thotë Bogoevski

Analisti Pavle Bogoevski në edicionin sonte debator “Click Plus” në TV21 theksoi se situata e lënë pas nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk mund të korrigjohet për pak vite. Sipas tij, duhet shumë kohë.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: