Kjo është vlera e deritashme e gjobave pandemike në Kosovë

vull

112 mijë e 156 gjoba janë shqiptuar në Kosovë muajt janar-gusht, në bazë të Ligjit për Pandeminë COVID-19.

Jo të gjithë qytetarët që janë dënuar i kanë shlyer obligimet. Megjithatë, vlera e deritashme e gjobave që janë paguar shkon mbi 2 milionë e gjysmë euro.

Buxhetit të shtetit ka mundësi t’i shtohen edhe më shumë para, pasi në ditët e fundit janë shqiptuar gjoba me të madhe që kur edhe hynë në fuqi masat e reja për mbrojtjen nga varianti Delta i koronavirusit.

Vetëm në tri ditët e fundit janë shqiptuar 12 mijë e 481 gjoba sipas ligjit për pandeminë. Nëse këto llogariten në vlerën minimale prej 35 euro për gjobë, atëherë shifra totale arrin rreth 437 mijë euro.

Sipas qeverisë, këto masa janë vendosur me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Next Post

PSE KALIFORNISË I DUHEN PREZERVATIVË PËR BURGJET E GRAVE?

Ai ligj – SB 132 – u nënshkrua nga Guvernatori Gavin Newsham dhe deri në korrik të këtij viti, rreth 300 të burgosur meshkuj kishin shprehur interes dhe dëshirë të veçantë për t’u transferuar në burgjet e grave. Ato po përpunohen ngadalë, deri më tani vetëm njëzet raste janë zgjidhur, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: