Klubet e volejbollit të UT-së vazhdojnë me fitore në kampionatin e meshkujve dhe femrave

vull

Klubi i volejbollit për meshkuj “Universiteti i Tetovës” garat në kampionatin vendor të volejbollit i ka filluar me dy fitore radhazi. Në javën e parë të kampionatit, KV “Universiteti i Tetovës” luajti në terren të huaj, si mysafir përballë KV “Probishtip”, ku volejbollistët tanë treguan lojë mjaft cilësore duke fituar me rezultat të përgjithshëm 0 – 3 në sete.

Ndërsa në xhiron e dytë të këtij kampionati, Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” luajti në terren vendas përballë Klubit të volejbollit “Shkëndija” ku arriti të shënojë fitoren e radhës duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3 – 1 në sete.

Pas dy xhirove të para KV “Universiteti i Tetovës” ka arkëtuar 6 pika të plota ndërsa ndeshjen e radhës do ta luaj në terren të huaj, si mysafir kundër KV “Dibra” në Dibër.

 

Për dallim nga Klubi i djemve, Klubi i volejbollit për femra “Universiteti i Tetovës” pas tri xhirove të realizuara ka arritur të fitojë vetëm një prej tyre. Në dy përballjet e para kundër KV “Rabotniçki” si mysafir dhe KV “Vardari” si vendas, studentet tetovare pësuan në të dy ndeshjet duke u mposhtur me rezultat të njëjtë 3 – 0 në sete. Ndërsa në xhiron e tretë në ndeshjen e zhvilluar në Manastir, kundër KV “Pelister Volej”, studentet e UT-së shënuan fitoren e parë me rezultat të përgjithshëm 2 – 3 në sete.

Këtë fundjavë, Klubi i volejbollit për femra “Universiteti i Tetovës” në kuadër të xhiros së katërt do të luaj në Tetovë kundër KV “Janta Volej”.

Next Post

Abdulla Mehmeti: Kur interesi i partive politike nuk është edhe interes i popullit shqiptar në Maqedoni

Edhe në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare në Maqedoninë Veriore, partitë politike të shqiptarëve në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor vendnumërojnë dhe shkojnë me hapa prapa.   Kur interesi i partive politike nuk është edhe interes i popullit shqiptar në Maqedoni   Abdulla Mehmeti   Pyetja e parë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: