Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Oliver Spasovski, larg duart nga të rinjtë!

vull
Sot aktivistët e forumeve rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA kishin caktuar një konferencë për media para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që të reagojnë për skandalin e fundit në librin e Gjeografisë të vitit të dytë për gjimnazin e reformuar, ku për shqiptarët janë shpifur gjëra që janë ofenduese dhe degraduese për të vërtetën shkencore dhe kombëtare shqiptare.
Ndonëse ka pasur njoftim për media dhe konferenca ka qenë publike, policisë së Oliver Spasovskit si duket i ka penguar reagimi i të rinjëve tanë për një të vërtetë të tillë shkencore, andaj i kanë marrë ata në pyetje, madje i kanë kërcënuar se “po e prishin rendin publik”.
Kjo është arsyeja që koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA të shprehë indinjatën e thellë dhe të reagojë se ndalimi i konferencave për media, duke përdorur vetëm fjalën e lirë, nuk i ngjan një vendi demokratik siç pretendon të jetë Maqedonia e Veriut e, aq më pak, një vendi që aspiron të jetë shtet anëtar i BE-së. Nëse shteti nuk arrin ta garantojë fjalën e lirë dhe qëndrimet politike publike, atëherë ai shtet nuk është më demokratik, por një diktaturë e katrahurë. Në të vërtetë, nëse organizimi i një konference për media dhe deklarimi i një të vërtetë të pakontestueshme shkencore është “prishje e rendit publik”, atëherë çfarë është shpifja që autorët e librit të sipërpërmendur ua bëjnë shqiptarëve?
Prandaj, ministër Spasovski, mbani duart larg të rinjëve, sepse shteti policor gjithnjë ka përfunduar keq për kryepolicët. Shembuj të këtillë keni shumë dhe është mirë të jeni të kujdesshëm. Le të jetë ky rasti i parë, i vetëm dhe i fundit! Në të kundërtën, do të përballeni me lumin e të rinjëve në rrugë.
Next Post

Modelja Aninna Ninna do të përfaqësojë Kosovën në MissEcoInternational në Egjipt…!

Modelingu eshte ndoshta fusha me e kerkuar nga vajzat simpatike por edhe qe kane krijuar tashme nje kulture ne mode. Bukuroshja jone Aninna Ninna, modele por edhe moderatore shume e talentuar, profesione te cilat ajo i ka krijuar ne Zvicer, duket se po i buzeqesh fati ne te gjitha drejtimet, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: