Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e miratoi Deklaratën për paga dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat

vull

Barazia midis grave dhe burrave është një nga të drejtat themelore të njeriut që janë zotuar t’i respektojnë të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo është regjistruar në instrumentet më themelore juridike të miratuara nga Organizata, duke përfshirë edhe Kartën Sociale Evropiane.

 

“Gjashtëdhjetë vjet pas miratimit të Kartës Sociale Evropiane – Kushtetutës Sociale të Evropës – me të cilën u shpall e drejta e burrave dhe grave punëtore për pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, mbyllja e hendekut të pagave është synim që nuk mund të shtyhet”, deklaroi Karin Lukas, kryetare e Komitetit Evropian të të Drejtave Sociale.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës dje (17.03.2021) e miratoi Deklaratën për Pagat dhe Mundësitë e Barabarta për Gratë dhe Burrat. Gjatë kësaj, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës i ka theksuar burimet e mëposhtme në mënyrë që vendet anëtare të Këshillit të Evropës të përballen me pabarazitë në paga dhe mundësitë e punësimit:

 

–          njohja e të drejtës së pagës së barabartë ndërmjet grave dhe burrave për punë me vlerë të barabartë në Ligj;

–          sigurimi i qasjes në mjete juridike efektive për viktimat e diskriminimit dhe pagesës së shtesave;

–          promovimi i transparencës së pagave, ndër të tjera, përmes të dhënave statistikore relevante, duke mundësuar krahasime të pagave;

–          mbështetja e trupave efikas për barazi dhe institucione relevante me qëllim që të sigurohet pagë e barabartë në praktikë;

–          miratimi, kur është më e përshtatshme, i një strategjie gjithëpërfshirëse për avancimin e të drejtave për pagë të barabartë më vlerë të barabartë të barazisë gjinore gjatë punësimit, duke përfshirë edhe përcaktime konkrete dhe afat të detajuar kohor, sidomos përmes dizajnimit të politikave dhe masave efektive dhe grumbullimi i të dhënave të sigurta dhe të standardizuara të ndara sipas gjinisë.

Komiteti Evropian i të Drejtave Sociale i theksoi këto elemente në vendimet, konkluzionet dhe deklaratat e tij të interpretimit dhe konkludoi se kishte raste të mospërputhjes me këto kërkesa në baza të ndryshme, por se, gjithashtu, po bëhej përparim.

Në vitin 2020, Komiteti Evropian i të Drejtave Sociale i shpalli publikisht pesëmbëdhjetë vendime mbi harmonizimin e shtetit me të drejtën për pagë të barabartë dhe mundësi të barabarta në vendin e punës në vendet që kanë pranuar procedurën e dëmshpërblimit kolektiv dhe ka zhvilluar kritere që mund të ndihmojnë shtetet anëtare në përpjekjet e tyre për t’u adresuar pabarazia e zbuluar me dallimin e pagave dhe lëshimet në mundësitë e barabarta për gratë në punësim.

Fushat prioritare për avancimin e barazisë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta përcaktohen në Strategjinë e Barazisë Gjinore të Këshillit të Evropës 2018-2023, kurse mënyra e punës dhe zbatimi i së njëjtës realizohet përmes: Koordinimit ndërqeveritar, projekteve për bashkëpunim dhe inkorporimit të perspektivës gjinore (gender mainstreaming) në të gjitha fushat e tjera të përfshira nga kjo organizatë.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Këshillit të Evropës përmes përfaqësuesit të saj nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Komisionin për Barazi Gjinore të Këshillit të Evropës, merr pjesë në përpilimin e iniciativave, përgatitjen dhe promovimin e të gjitha konventave, deklaratave dhe rezolutave të rëndësishme në fushën e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta.

 

Pagë e barabartë për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë është kusht për drejtësi sociale dhe për pjesëmarrje efektive në vendimmarrje dhe demokraci.​

 

Next Post

(Video) Nipi i Ali Ahmetit, kandidat i pavarur për Kërçovën

Fatmir Limani, njëherit dhe nip i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ekskluzivisht për Alsat ka paralajmëruar se do të kandidohet për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, si kandidat i pavarur. Limani ka adresuar edhe një sërë kritikash ndaj BD-së.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: