Komuna a Çair: DIZHONI u dezinfektua dhe u pastrua mbrëmjen e djeshme!

vull

Të gjitha rrugët e lagjes Dizhon sot ishin në qendër të vëmendjes së Komunës së Çairit në kuadër të aktivitetit të ndërmarrë nga ana e tyre për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.

Për larjen dhe dezinfektimin u përdor makineri speciale dhe veprimi në këtë drejtim u realizua bashkë me shërbimet e NP “Higjiena Komunale”.

Nga Komuna e Çairit thonë se Dizhoni vazhdon të jetë në fokusin e tyre duke përkujtuar edhe faktin se ditë më parë siguruan 40 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të saj. Ndërsa aktualisht drejt përfundimit janë punimet për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit еdhe në disa rrugë tjera të kësaj lagje!

Aktivitetet e këtilla të pastrimit do ti vazhdojmë çdo natë paralajmërojnë nga Komuna e Çairit.

Next Post

BFI - Myftinia e Tetovës dënon sulmin në Xhaminë Al-Aksa!

BFI-Myftinia e Tetovës, dënon fuqishëm dhunën, sulmet dhe vrasjen e palestinezëve që kryenin adhurimet e tyre në Xhaminë Al-Aksa. Në emër të BFI-Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal, shpreh dhimbjen time të madhe për të vdekurit dhe të plagosurit dhe ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: