KOMUNA E GOSTIVARIT BËHET ME EKO-PATRULLË DHE APARAT MOBIL PËR MATJEN E NDOTJES SË AJRIT

vull
Me rastin e shënimit të 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë, Komuna e Gostivarit bëri promovimin e Eko-patrullës dhe të aparatit mobil për matjen e ndotjes së ajrit.
“Eko-patrulla vendoset për herë të parë në qytetin e Gostivarit, ndërsa buxheti i sivjetmë për ekologji është rritur pesëfishë më shumë se vitet e kaluara. Kemi bërë shumë në drejtim të mbrojtjes së ambientit dhe kështu vazhdojmë. Aparati, nga ana tjetër, do na mundësojë tani e tutje matje dhe detektim të saktë të ndotjes së ajrit. Komuna e Gostivarit me këtë aparat tani finalizon rrjetin e aparateve që kemi vendosur në disa lokacione për matjen e ndotjes”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Zudi Xhelili – përgjegjës i Departamentit të ekologjisë pranë Komunës së Gostivarit sqaroi se Eko-patrulla përbëhet prej dhjetë anëtarësh, vollonterë nga shoqatat ekologjike të qytetit me mundësi që në të ardhmen e njëjta të institucionalizohet.
Aparati që u promovua për matjen e ndotjes së ajrit ishte donacion nga shoqata tregtare “Inform” nga Shkupi. Përfaqësuesi i kësaj shoqate Sasho Rafajllovski, theksoi se këtë aparat pas kryeqendrës e merr Gostivari përmes së cilit matet jo vetëm niveli, por edhe lloji dhe vendi ku ka më shumë ndotje.
Vullnetarët e Eko-patrullës do të trajnohen nga organizata jo qeveritare “Eko Guerila” nga Tetova, kryetari i së cilës, Arianit Xhaferi mori pjesë në promovimin e së njejtës. Pjesë e aktivitetit ishte edhe Xhabir Deralla nga “Ciliv”, i cili premtoi mbëshetje të parezervë në drejtim të mbrojtjes së ambientit në Gostivar. /Shërbimi për informim I Komunës së Gostivarit
Next Post

Rrjeti social "Facebook" së shpejti do të tërheq një tjetër nga funksionet e tij

Gjegjësisht, është një opsion që lejon përdoruesit të shikojnë video të ndryshme me miqtë e tyre. Ky opsion do të hiqet më 16 Prill. Por Facebook lejon përdoruesit të shkarkojnë video dhe komente të postuara më parë deri më 15 Prill 2021. Si të shkarkoni të dhënat? Mjeti “Shkarkoni informacionin tuaj” […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: