Komuna e Gostivarit ka realizuar gati 100 % buxhetin e saj gjatë vitit 2020

vull
Këshilli komunal i Komunës së Gostivarit sot ka kaluar miratimin e raportitt kuartal IV për realizim të buxhetit komunal për vitin 2020, si dhe miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2020. Sadri Elezi nga Sektori për Financa dhe Buxhet pranë Komunës së Gostivarit, tha se realizimi i buxhetit vitin e kaluar edhe përskaj pandemisë, ka arritur në 98 %.
“Llogaria vjetore ka lidhshmëri edhe me kuartalin IV e cila përfshinë gjithë vitin. Planifikimi i buxhetit për vitin 2020 ka qenë mbi një 1, 75 miliardë, realizimi ka qenë 1, 55 miliardë, në përqindje me 98 %. Realizim i lartë edhe përska pandemisë. Te pjesa e shpenzimeve kemi 95,3%. Nga viti 2017 kemi një rritje të vazhdueshme të realizmit të buxhetit, atë vit kishim 13, 600.000 euro, pra ndër vite, deri në vitin 2020 kemi rreth 3,5 %”, tha mes tjerash Sadri Elezi nga Sektori për Financa dhe Buxhet pranë Komunës së Gostivarit.
Elezi tha se realizimi i të hyrave nga grumbullimi i tatimin mbi pronën ka qenë i dobët, për çka ai ftoi qytetarët të bëjnë pagesë të tatimit.
Para këshilltarëve u dha edhe një sqarim i detajuar mbi bilancin e të hyrave dhe shpenzimeve gjatë vitit të kaluar që ka pasur Komuna e Gostivarit.
Next Post

Grubi takon kreun e BFI-së, diskutohet mbi Regjistrimin, Medresenë dhe Denacionalizimin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar kreun e BFI-se Reisin Shaqir Fetahu me të cilin kanë bashkëbiseduar mbi procesin e Regjistrimit të popullatës, akreditimin e Medresesë dhe Denacionalizimin në vend. Grubi në takim ka treguar iniciativat e Qeverisë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: