Komuna e Gostivarit përmes NP “Komunalec” ndërton rrjet kanalizimi në Turçan të Madh – Llapushnik me gjatësi 1300 metra

vull

Komuna e Gostivarit intensivisht është duke realizuar projekte të ndryshme infrastruktuore në territorin e saj.
Ndërtohet kanalizim në disa lagje të qytetit dhe në vendbanime rurale. Sot ka filluar ndërtimi i linjës së kanalizimit në fshatin Turçan i Madh – Llapushnik me gjаtësi prej 1300 metrash. Është ky një investim i Komunës së Gostivarit, ndërsa realizimin e punëve e kryen Ndërmarrja publike “Komunalec” – Gostivar.

“E pamë të arsyeshme se ka nevojë për një intervenim të këtillë për shkak të trajtimit jo adekuat të pushtetit të kaluar lokal, i cili edhe në këtë kohë la pa infrastrukturë adekuate shumë vendbanime. Prandaj ndërmorëm këtë aktivitet ndërtimor në mënyrë që të sigurojmë ujë cilësor, kanalizime dhe ngjashmë pa të cilat popullata e ka pasur vështirë jetesën. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit do të mundësojë kyçjen e shumë shtëpive ekzistuse të cilat deri më sot nuk kanë pasur aspak rrjetë kanalizim, me çka do të sigurojmë një pastërti dhe siguri jetese për banorët e këtij vendbanimi”, thotë Valbon Limani – shef i kabinetit të kryetarit Arben Taravari.
Me intensitet të përshpejtuar vazhdon zhvillimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Gostivarit, pavarësisht nëse ata jetojnë në qytet apo fshatra.

Vlen të theksohet se për më pak se tre vite mandat, Komuna e Gostivarit ka ndërtuar mbi 47 kilometra rrjet kanalizimi.

Next Post

Themelohet klubi shahit Teuta me seli në Komunën e Likovës,

– Iniciator, kontribues dhe këmbengulës i flaktë që TEUTA sot ekziston dhe e përfaqeson Komunën e Likovës në garat shtetërore. – Falënderim të veçantë për të gjithë shahistët me në krye shahistin Kumanovarë z.Agim Shemsiun, këshillin Komunal dhe kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, për perkrahjen dhe mbeshtetjen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: