Komuna e Tetovës, filloi rekonstruimin e rrugës te Mulliri i vjetër

vull

Siç bënë të ditur shërbimi për informim i Komunës së Tetovës sot me punë ka filluar rekonstruimin i rrugës prej te Mulliri i Vjetër deri te kryqëzimi me rrugën Mehmet Pashë Deralla.

“Puna ndërtimore është në vlerë prej 8.860.000 denarë ku përfshihet asfaltimi i plotë i rrugës në gjatësi prej 200 metrave do të bëhet vendosja e kanalizimit të ri atmosferik në gjatësi prej 190 metrave. Njëherit do të bëhet edhe rekonstruimin i trotuareve në të dyja anët e rrugës me sipërfaqe prej 1000 m2 dhe në fund do të vendoset edhe ndriçimi i ri publik Led,” transmeton KohaNews.

Ky projekt realizohet në kuadër të programit të Ministrisë për transport dhe lidhje me kofinancim të komunës së Tetovës!

Next Post

Ajdari komenton avancimin e Fatime Fetait: Kompensim për rolin e saj te rasti “Monstra”

Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ për drejtësi në rastet e montuara ndaj shqiptarëve, vlerëson se avancimi i prokurores Fatime Fetai në Prokurorinë e Lartë nuk është diçka e papritur. Mirëpo ai është i bindur se ky avancim nuk është i merituar. “Mendoj se është kompensim për rolin e saj te […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: