Komuna e Tetovës ka bërë vendosjen e shtyllave nëpër disa trotuare

vull
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Veprimtari Komunale, Ndërmarrjen Komunale “Tetova”- Tetovë ka bërë vendosjen e shtyllave nëpër disa trotuare për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të krijuar kushte që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa. Përmes këtij aksioni dhe aksioneve të tjera që do të realizohen së shpejti, ne tregojmë përkushtimin dhe përkujdesjen që kemi ndaj qytetarëve dhe ndaj hapësirave publike. Shtyllat do të shërbejnë për të parandaluar parkimin e veturave në trotuare.
Shtyllat që kemi vendosur sot janë shtylla të cilat më herët ishin vendosur përgjatë të ashtuquajturës shteg i biçikletave, dhe pas shqyrtimit dhe ankesave të qytetarëve ne i kemi larguar nga ai lokacion dhe janë vendosur në trotuare respektivisht në ato trotuare ku ka nevojë.

Next Post

SHKËNDIJA SË BASHKU ME BALLISTËT, E PËRMBYLLIN SEZONIN NË STRUGËN SHQIPTAR

Kumtesë nga KF “Ballistët” SHKËNDIJA SË BASHKU ME BALLISTËT, E PËRMBYLLIN SEZONIN NË STRUGËN SHQIPTARE Marrshojmë fuqishëm në transfertë, atmosfera e 8 Majit duhet vazhduar dhe shijuar këtë fundjavë! Mobilizohemi maksimalisht të gjitha gjeneratat, për spektaklin e radhës! STRUGA TRIM LUM -vs- SHKËNDIJA 15 MAJ 2022 (E Diell) Tubohemi në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: