Komuna e Tetovës ka ndarë 60.000 mijë denarë për familjarët e viktimave në Bullgari

vull

Siç ka bërë të ditur kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, në mbledhjen e  jashtëzakonshme të seancës së këshillit të Tetovës, pas rastit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 viktima është vendosur që të ndahet ndihmë financiare ndaj familjeve të viktimave.

“Në fillim të seancës mbajtëm një minutë heshtje për nder të viktimave.  Unanimisht, këshilltarët e komunës së Tetovës votuan që tu ndahen mjete financiare familjarëve të viktimave në shumë prej 60.000 denarë. Ngushëllime familjarëve të viktimave. Zoti i shëroftë të lënduarit,” përfundoi Durmishi.

Next Post

Nesër rezultatet e para të hetimit në Bullgari për autobusin e “Besa Trans”

Në intervistat për RTL kroate dhe RTCG malazeze, theksova se për nesër organet hetimore bullgare kanë shpallur një adresë me rezultatet paraprake nga hetimi për aksidentin e autobusit, njoftoi sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook. -Në bazë të rezultateve të hetimit do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: