Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Komuna e Tetovës me njoftime të rëndësishme për qytetarët e saj

1 min read

Njoftim nga Komuna e Tetovës

Të nderuar qytetarë,

Nga sot kemi filluar me sanimin e rrugëve të qytetit të Tetovës.

Gjithashtu, i’u bëjmë thirrje qytetarëve, të dërgojnë në faqen e komunës në rrjetin social Facebook, fotografi apo video të gropave në lagjet e tyre apo pjesë të ndryshme në qytet, me çka do të bëhet edhe sanimi i tyre në mënyrë më të shpejtë.

Komuna e Tetovës, do të krijojë edhe një aplikacion, ku qytetarët do të mund të paraqesin problemet e tyre lidhur me komunën me çka edhe do të krijohet një lidhje edhe më e fortë mes komunës dhe qytetarë për një Tetovë më të mirë, transparente e llogaridhënëse.