Komuna e Tetovës, pezullon aktivitet e saja deri ditën e diel
1 min read
Njoftim nga Komuna e Tetovës
Së pari ndajmë dhembjen dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.
Komuna e Tetovës njofton opinionin e gjërë se për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut, pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel (28.11.2021).
Poashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se edhe aksioni mbarë qytetar për pastrimin e qytetit, i paralajmëruar për më datë 27 nëntor do të pezullohet për shkaqe të njëjta. Për datën kur do mbahet ky aksion do njoftoheni paraprakisht.