Komuna e Zhelinës me standarde europiane

vull

Komuna e Zhelinës e udhëhequr nga Blerim Sejdiu nga rradhët e Lëvizjes BESA dita ditës po dëshmohet si një komunë europiane duke u transformuar nga një komunë rurale në atë urbane. Komuna e Zhelinës për pothuajse 4 vite ka ndryshuar rrënjësisht duke ndryshuar në infrastrukturë, në shkolla, duke u ofruar qytetarëve transparencë dhe llogaridhënje për çdo projekt të realizuar.

Të gjithë këtë e vërteton fakti i këtyre tre ditëve të fundit, ku, pas pothuajse një dekade, hapet Njësia Rajonale e Bujqësisë në këtë komunë, gjë që e karakterizon edhe këtë komunë. Pas asaj, u bë edhe hapja e zyrës së disperzuar të Qendrës së Punësimit ku qytetarët e kësaj ane me vite janë endur rrugëve të Tetovës të malltretuar ndërsa nga sot ata do të marrin shërbime në Zhelinë. Gjithashtu, këtë komunë e karakterizon edhe projekti i fundit ku u hedhë gurëthemeli i Pallatit të Kulturë, gjë që ka gëzuar tejmase banorët e kësaj ane si dhe vetl artistët e shumtë të komunës.

Next Post

KSHZ: Ja sa qytetarë kanë kontrolluar të dhënat në Listën e Zgjedhësve

Përfshi ditën e djeshme (07. 09. 2021), 13.502 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve, transmeton Alsat. Lista Zgjedhore do të mund të kontrollohet deri më 9 shtator, ndërkaq zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor. “Përfshi ditën e djeshme gjithsej 13.502 persona kanë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: