Konfiskohet heroinë në Çair, arrestohen katër dilerë

vull

Më 26.08.2019 në bazë të urdhërit gjyqësor Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB-Shkup kreu bastisje në shtëpinë e F.P. (43) në Çair, Shkup. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar qese me heroinë, kuti në të cilën ka pasur 60 paketime të vogla me heroinë dhe një qese me mbetje të heroinës, F.P. është arrestuar në Stacion Policor, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet denoncim përkatës.

 

Gjithashtu, në bazë të urdhërit gjyqësor, bastisje u krye edhe në shtëpinë e vëllaut të tij F.P (51), poashtu nga Çairi. Gjatë bastisjes, është gjetur marihuanë, terezi dixhitale m mbetje të marihuanës, pistoletë markë “Ekol Firat Magnum EF 10399 Voltran”. F.P. dhe djali i tij B.P. janë arrestuar në Stacion Policor, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet denoncim përkatës.

 

Të njëjtën ditë, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e G.P. (41) nëÇair. Gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar materie e kaftë në gjendje pluhuri, terezi dixhitale dhe dy foli me mbetje të materies në gjendje pluhuri. G.P. është arrestuar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet denoncim përkatës.

Next Post

Njihuni me aplikacionin e ri të Facebook që do të ndajë Instagramin në dy

Facebook po zhvillon një aplikacion të ri komunikimi të quajtur Threads i cili është krijuar për të promovuar shpërndarjen konstante të përmbajtjeve mes miqve të afërt dhe familjes.   Threads është dizajnuar si një aplikacion shoqërues në Instagram dhe fton përdoruesit të ndajnë vendndodhjen e tyre, shpejtësinë dhe jetëgjatësinë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: