Konkursi për regjistruesit rajonal në Maqedoni i hapur deri më 25 gusht

vull

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonal mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.

Meqë testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është kryer më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë të ndërlidhura me testimin janë të disponueshme në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx .

Next Post

Arifi: Të hapen pika vaksinimi në Bogovinë dhe 4 komunat tjera përreth!

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se sot në mbledhjen e shtabit të krizës pranë komunës së Tetovë ishin prezent përfaqësues nga të gjitha institucionet shëndetësore në vend si dhe zv/ministri i shëndetësisë z.Ilir Hasani informon Tetovasot . Nga ajo që u dha si informatë aktuale, gjendja epidemiologjike […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: