Kontrolle të rrepta të veturave në Prishtinë nga Policia e Kosovës

vull

Policia e rajonit të Prishtinës ka dalë në kryeqytet për të kontrolluar ngasësit e automjeteve për bartjen e udhëtarëve

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ky plan operativ ka filluar nga dita e enjte.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti  rajonal i trafikut rrugor që nga data 29 korrik 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se ky plan do të ketë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

“Krahas kontrolleve të përgjithshme për siguri në rrugë, plani për kontrollin e shtuar të automjeteve për bartjen e udhëtarëve, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Next Post

Arifi inspektoi punimet në fshatin Vishticë

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi është takuar sot me banorët e fshatit Vishticë me të cilët bashkërisht kanë inspektuar punimet të cilat po kryhen. Rikujtojmë se kryetari Arifi është shumë aktiv dhe po bënë punë të jashtëzakonshme që jeta e banorëve të Likovës dhe fshatrave të jetë sa më e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: