‘Korridori 8’, Ratkoceri: Një bravo e madhe për Ahmetin, Grubin dhe Rustemin

vull

Nuk kanë të ndalur reagimet pozitive pas votimit në Kuvend të Ligjit për ndërtimin e Korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka e përmes të cilit ligj rregullohen detajet që kanë të bëjnë me planifikimin, projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8, Tetovë – Gostivar – Bukojqan – Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë por edhe planifikimin, projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 10 e autostradën Prilep – Manastir, projekte këto me interes kombëtar informon Tetovasot. Natyrisht se kjo e arritur e madhe i faturohet BDI së që përmes ndikimit në pushtet po bën projekte shumë madhore për qytetarët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti. Meritat për këtë i faturohen edhe disa nga protagonistët kryesorë si lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi kryeministër i parë dhe drejtorit të Rrugëve Shtetërore Ejup Rustemi.

Por në vijë të kësaj nuk kanë rreshtur edhe analistë dhe botues për të dhënë vlerësimet e tyre po për Koridorin 8.

Në një postim në rrjetin social gazetari dhe botuesi i gazetës Koha Arben Ratkoceri shkruan se nga sot merr udhë të sigurtë dhe brenda 3-4 viteve amerikanët e Bectel do ta bëjnë realitet korridorin 8…Ky është një nga investimet më të mëdha infrastrukturore por edhe strategjike në hapësirat shqiptare, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por në Ballkan shkruan Ratkoceri.

“E kaluara e disa premtimeve nga BDI, na kishte bërë skeptik për t’ju besuar se në këtë mandat koridorin 8 do ta bëjnë….Ja që po e bëjnë dhe ne tjerët që i mbanim nën presion publik me skepticizmin tonë dhe i kritikonim ME dhe PA të drejt, tani për këtë projekt veç duhet ” hequr kapelen” e uruar” shkruan Ratkoceri. Sipas tij kush nuk mund ta gëlltitë këtë sukses dhe të tjerët që skan kapacitet për ta kuptuar , minimalisht duhet heshtur.

“Një bravo e madhe për Ali Ahmetin, Talat Xhaferin, Artan Grubin dhe Ejup Rrustemin si “frontmena” të realizimit të këtij projekti, i filluar nga elita shqiptare e rajonit, si ide në letër e muhabete që nga viti 1990 tjitë Ratkoceri.

P.s me mikun tim dhe kolegun Lirim Dullovi, me vendimin e sotëm të Parlamentit për korridorin 8, kemi humbur një bast të madh😀Ne do e mbajmë fjalën😀 përfundon postimi i tij.

Ndryshe zëvendëskryeministri i parë Grubi kishte deklaruar se me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të mund të lëvizin nëpër një autostradë moderne, kurse njëherësh do të dëshmohet se e ardhmja ekonomike që ofron Korridori 8 si një pejzash i ri që po shfaqet në Ballkan, do të dëshmojë se historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes në profilin e saj zyrtar në twitter kishte shkruar se Korridori 8 është prioritet për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si i tillë duhet parë edhe nga shtetet e rajonit.

Next Post

Gjeneral Rama pritet në Pentagon nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Hokanson

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së, gjenerallejnant Rama gjatë vizitës në Pentagon është pritur nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Daniel Hokanson. Në këtë takim Gjeneral Rama falënderoi Gjeneralin Hokanson për mbështetjen e dhënë nga Garda Kombëtare e SHBA-së për Kosovën dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: