Kovaçevski-Bërnz: Të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik me theks në projektet energjetike

vull
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriut, Dimitar Kovaçevski sot priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt  Mari Bërns.

Ambasadorja Bërns e uroi Dimitar Kovaçevskin për zgjedhjen e tij si Kryeministër dhe i dëshiroi sukses në zbatimin e qëllimeve programore të kabinetit të ri qeveritar, ndër të cilat bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në krye të prioriteteve të politikës ndërkombëtare të vendit.

Në takimin e Kryeministrit Kovaçevski dhe ambasadores Bërnz u bisedua edhe për përcaktimin për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve të cilat do të mundësojnë pavarësi të përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut.
Në takim u bisedua se për Uashingtonin Maqedonia e Veriut dhe rajoni mbeten interesa të rëndësishme gjeostrategjike dhe në këtë drejtim për Shtetet e Bashkuara është thelbësore që të zhbllokojnë procesin e integrimit evropian të vendit dhe të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare me Brukselin dhe hapjen e kapitujve të parë  në procesin e anëtarësimit në BE.
Kryeministri Kovaçevski në takimin e punës me ambasadoren  Bërnz theksoi se vizita zyrtare e paralajmëruar e Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov dhe anëtarëve të qeverisë së tij më 18 janar është  mesazh i mirë që paralajmëron një hap serioz përpara për çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të dyja palët.
Ambasadorja Kejt Mari Bërnz theksoi se për SHBA-të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si fqinjë dhe aleatë më të afërt në NATO, janë të një rëndësie të veçantë dhe se me rëndësi të veçantë është zgjidhja e shpejtë e çështjeve kyçe që do të mundësojnë vazhdimësinë e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Next Post

Suat Shaqiri emërohet drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë

Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe këtë për herë të parë në këtë klinikë emërohet një shqiptar dhe atë nga komuna e Çashkës. Ja postimi i tij: Faleminderit i ndëruar Kryetar z. Ali Ahmeti dhe gjithë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: