Kovaçevski: Bullgaria pranoi shkurtesën Maqedonia e Veriut, javën e ardhshme mbledhje e dy qeverive

vull

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës me kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, tha se ditët e para të punës i ka filluar me një nga çështjet e rëndësishme, ndërsa ajo është zhbllokimi i procesit tw eurointegrimeve.

“Unë edhe ai kemi një qëllim të njëjtë, të krijojmë kushte më të mira për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Sot është 30 vjetori i njohjes së Bullgarisë. Sot po hapim një dritare të re të bashkëpunimit. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të afërta. Sot u dakorduam që Bullgaria e pranon shkurten Maqedonia e Veriut dhe për këtë do ta njoftojë OKB-në”, ka thënë Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.

Ai tha se kjo paraqet hapi i parë dhe i cili mundëson një lidhje më të mirë ndërsa marrëveshja e ardhshme është për bashkëpunimin ndërkufitar.

Kovaçevski tha se për një javë do të mbahet konferencë e përbashkët e dy qeverive.

 

Next Post

Kasami: Me fillimin e punimeve të ujësjellësit në Lagjen Dardania realizoj një premtim parazgjedhorë

Kumtesë nga Komuna e Tetovës, Kryetari i saj, Bilall Kasami: PREMTIM i dhënë, i REALIZUAR Të dashur qytetarë, Ashtu siç u zotova, sot kanë filluar punimet për rikonstruimin e ujësjellësit në lagjen Dardania, problematik e kahmotëshme e kësaj lagje. Jemi zotuar se do të jemi krah për krah me qytetarët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: