Kovaçevski: Dënojmë vendimin e Rusisë për njohjen e Doneck dhe Lugansk

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, përmes profilit të tij në Twitter e dënoi vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet Doneck dhe Lugansk në Ukrainë si “Republika Kombëtare”.

Kryeministri Kovaçevski në rrjetin social ka shkruar:

“E dënoj vendimin e Rusisë për njohjen e Doneck dhe Lugansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”.

Ky akt është sulm i drejtpërdrejt në sovranitetin territorial dhe integritetin e Ukrainës dhe shkeljen e marrëveshjeve nga Minsku dhe vendimet e Këshillit të OKB-së nga 2015.

Bashkë me aleatët e NATO-s bëjmë thirrje për zgjidhje të konfliktit përmes rrugës demokratike”.

Next Post

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Nuredini në takim me Odën Ekonomike të Dubait

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, udhëheqin delegacionin qeveritar, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, mëngjesin e sotëm në selinë Odës Ekonomike të Dubait u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: