Kovaçevski: Ngrohje qendrore do të ketë gjatë gjithë sezonit
1 min read
Qytetarët e Shkupit të jenë të qetë, do të kenë ngrohje sot dhe këtë fundjavë dhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes me temperaturë të përshtatshme, tha në rrjetet sociale kryetari i LSDM-së dhe mandatar i qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski.
“Siç e kam njoftuar, qeveria ka aktivizuar të gjithë mekanizmat, ka ndërmarrë hapa për të siguruar banesa të ngrohta dhe problemi është tejkaluar. Për vendimin në mënyrë të detajuar zyrtarët e qeverisë do të informojnë në një konferencë për media.
Kujdesi për bashkëqytetarët nuk është broshurë parazgjedhore, por përgjegjësi kur është më e nevojshme”, tha Kovaçevski.
You must be logged in to post a comment.