Kovaçevski: Nuk do të lejojmë që kriza energjetike të godasë rëndë xhepin e qytetarëve

vull

Energjia elektrike dhe ngrohja e Shkupit ishin dy temat në të cilat u fokusuam këtë periudhë. Do të bëj gjithçka që qytetarët të kenë radiatorë të nxehtë dhe thashë  si Qeveri do të bëjmë edhe marrjen e BEG që shteti të sigurojë energji termike. Tani praktikisht po vij nga mbledhja e Qeverisë, e cila tashmë ka përfunduar”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Vetëm Intervistë” për televizionin Kanal 5.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se për shkak të gjendjes së krizës me energjinë termike në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim për marrjen e Shkup Veriut dhe BEG-ut dhe për këtë shteti ka financa prej 130 milionë eurosh, një pjesë e të cilave do  të dedikohen për ato nevoja.

“Kemi njerëz të moshuar, kemi fëmijë, kemi të sëmurë dhe nuk mund t’i lëmë pa ngrohje dhe nuk i lamë. VMRO-DPMNE-ja pa arsye kritikon dhe nuk përmend se BEG (Balkan Energy Group) është bërë në vitin 2012 ashtu siç është, por kjo është punë e Prokurorisë Publike”, shtoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Nuk do të lejojmë që kriza energjetike të godasë rëndë xhepat e qytetarëve. Ne nuk kemi shpërndarë  rritjen e energjisë elektrike  dhe shpenzimet e ngrohjes te qytetarët, pjesa më e madhe e ngarkesës është mbi ne,  tha Kovaçevski, duke shtuar se çmimet e disa produkteve themelore janë ngrirë me çmimin e 1 dhjetorit 2021 që të mos krijohet goditje çmimesh për qytetarët.

Next Post

Ali Ahmeti bindshëm më i besuar te politikanët shqiptarë

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të rritur në Republikën e Maqedonisë. Në anketë, qytetarët shprehën qëndrimet e tyre për mbështetjen e tyre për partitë politike dhe politikanët, si dhe për zgjedhjen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: