Krahas Kovaçevskit, edhe BDI-ja e dënoi vazhdimin e grevës, duke thënë se me këtë vendim sindikata vendosi që “interesat personale të vendosen mbi interesat e studentëve.
Sot fillon java e dytë në të cilën fëmijët nuk do të jenë në shkollë. Duke refuzuar ofertën për rritjen e pagave për 10 për qind, SASHK ka vendosur të vazhdojë me shantazhet që janë vetëm në dëm të shkollimit të nxënësve dhe që e komplikon jetën e përditshme të prindërve, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.
“Qeveria po bën përpjekje serioze për të përballuar krizën, për të amortizuar rritjen e çmimeve dhe për të siguruar një jetë dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht për ata më të rrezikuarit. Edhe në kushte kaq të vështira të krizës globale, ne jemi ndoshta e vetmja Qeveri që kemi mundësuar rritje historike të pagave dhe pensioneve dhe kemi mbështetur fuqishëm qytetarët financiarisht. Përkundër gjithçkaje, SASHK-u konsideron se rritja e pagave prej 2500 denarë është e vogël. Në kushtet kur me masat kundër krizës të miratuara nga qeveria, faturat e qytetarëve janë më të ulëta për 4.000 denarë në muaj. “Ky thjesht nuk mund të konsiderohet qëndrim i arsyeshëm, por presion i dukshëm, që tregon se SASHK-u i vë interesat personale para atyre të fëmijëve.
njoftoi Kovaçevski.
You must be logged in to post a comment.