Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov mbajtën mbledhje plenare në prezencë të delegacioneve të të dyja vendeve

vull

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit nga Republika e Bullgarisë, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhje plenare e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Bullgarisë, Kiril Petkov, bashkë me anëtarët e të dy qeverive.

Në mbledhjen plenare të delegacioneve qeveritare nga të dyja shtetet u diskutua për rëndësinë e realizimit të projekteve në drejtim të përmirësimit të gjendjes në fushat konkrete mes dy vendeve për të cilat ministrat e të dy qeverive i prezantuar konkluzionet e tyre nga takimet dypalëshe.

Pas mbledhjes plenare është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.

Next Post

Roberta Metzola - Presidentja e re e Parlamentit Evropian

Maltezeja Roberta Metzola është zgjedhur Presidentja e re e Parlamentit Evropian (PE). Për të votuan 458 deputetë nga 690 të pranishëm. Duke pranuar postin, Metzola theksoi se dëshiron që njerëzit të rifitojnë një ndjenjë besimi dhe entuziazmi për projektin europian. “Në vitet e ardhshme, njerëzit në të gjithë Evropën do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: