Kryeministri Kovaçevski: Nuk ka krizë me derivatet tregtarët nuk duhet të kufizojnë sasinë e shitjeve

vull

“Në Republikën e Maqedonisë Veriore nuk ka krizë me derivatet, benzinën, naftën  dhe me derivatet e tjera sepse kemi furnizim të pandërprerë me derivatet e naftës që kryesisht zhvillohet përmes Greqisë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” (Утрински брифинг) në Slobodna Tv.

“Lidhur me atë që ndodhi dje, dua tu bëj thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi, të mos bëjnë panik duke patur parsyshë se në vend ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe derivateve të naftës. Ju bëj thirrje tregtarëve të derivateve të naftës që të mos kufizojnë sasitë që shesin në pompat e benzinës. Një pjesë e tyre e kanë bërë dje për të kursyer sasitë e tyre që kanë blerë për arsye spekulative. Kjo është një përfitim klasik ushtarak”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski potencoi se nuk ka nevojë për panik sepse është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në kushte të luftës e cila  po ndodh në Ukrainë dhe përsëriti se kemi mjaft derivate të naftës dhe nuk ka ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivatet të naftës.

Kryeministri theksoi se Inspektoriati i Tregut dhe Drejtoria e për të Ardhura Publike janë në terren për të parë gjendjen faktike dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Next Post

Qeveria: Posedojmë rezerva të derivateve të naftës dhe drithërave kështu që qytetarët të jenë të qetë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka një sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, derivate të  naftës ka në vend, tregtarët blejnë rregullisht karburante  sipas kërkesës. Qeveria u bën apel një pjese të shitësve me pakicë të derivateve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: