Kryeministri Zaev i informoi partnerët e koalicionit për marrëveshjen e arritur me Alternativën

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 37 Second

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati takim me liderët e partive nga koalicioni qeveritar në të cilin i njoftoi me arritjen e marrëveshjes me Alternativën me të cilët u sigurua shumicë stabile në Kuvend dhe Qeveri stabile për hyrjen e kësaj partie në pushtetin ekzekutiv.

Kryeministri Zaev i njoftoi liderët e koalicionit me detajet nga marrëveshja me Alternativën, si dhe me përmbajtjen e dokumentit Parimet bazë për përmirësimin e programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të precizohet dhe të sqarohet me qëllim që të bëhet pjesë përbërëse e programit të ri qeveritar.

Në takim nga ana e Kryeministrit u prezantua edhe se marrëveshja me Alternativën për përforcimin e shumicës parlamentare dhe të Qeverisë do të thotë se koalicioni i ri i zgjeruar e ndërmerr përgjegjësinë për ardhmëri të sigurt edhe për shtetin edhe për qytetarët.

Zaev shtoi se në këto momente kur më me rëndësi është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë, marrëveshja e arritur është garanci se kemi shumicë e cila do të punojë në zgjidhjen e sfidave serioze aktuale siç janë sigurimi i vazhdimësisë dhe epilog i suksesshëm i procesit për fillimin e bisedimeve me BE-në, gjegjësisht gjetja e zgjidhjes me Republikën e Bullgarisë, më tej, ballafaqimi me pandeminë me KOVID-19 dhe kriza globale energjetike.

Kryetari i Qeverisë Zaev informoi edhe për pjesën e marrëveshjes me të cilën Alternativa ndërmerr përgjegjësi për aktivitetet  në disa ministri, institucione, njësi ose bordet rajonale në përputhje me parimet e paracaktuara për arritjen e marrëveshjes së zgjerimit të shumicës.

I gjithë procesi i ruajtjes së stabilitetit të pushtetit qendror në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë të sigurohet në frymën e demokracisë dhe për qëllimet strategjike të vendit, por edhe sepse qytetarët nuk kanë nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme parlamentare, por për një periudhë stabile, për realizimin e prioriteteve nga programi qeveritar, theksoi në takim Kryeministri Zaev.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Bashkëpunimi ndërinstitucional, parimi ynë i punës

,,Sot kisha nderin të pres, në një takim pune të ngrohtë dhe miqësor, kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi. Shfrytëzova rastin që t’ia uroj z. Ibraimi detyrën e tij të re dhe shpreha gatishmërinë time dhe institucionin të cilin unë e drejtoj për bashkëpunime të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: