Kryeministri Zaev në “Ist Gejt Moll”:Qendra më e madhe tregtare në rajon do të sjell marka botërore dhe punësime të reja

vull

“Ist Gejt Moll” do të bëhet qendër tregtare moderne e gjeneratës së re e cila do ta përfaqësojë botën në një vend. Me madhësinë e saj prej 160.000 m2 sipërfaqe, llojllojshmëri dhe përmbajtje, Shkupi e ka qendrën më të madhe tregtare në rajon. Jemi krenar që “Ist Gejt Moll” sjell marka të njohura tregtare në vendin tonë: 250 marka lokale dhe ndërkombëtare. Kjo do të thotë hapje e një numri të madh të vendeve të punës, që është edhe angazhim i yni të krijojmë ambient të favorshëm biznesi për vende të paguara mirë dhe tërheqjen e investitorëve të rinj. Ndërtimi zhvillon 70 aktivitete dhe nën-aktivitete dhe është një degë ekonomike që merr pjesë fuqimisht në PBB-në, në krijimin e vendeve të punës me paga cilësore për qytetarët. Të gjithë që sollën vendim të investojnë edhe krahas pandemisë me investime, veçanërisht në ndërtim, jam i bindur se bënë zgjedhje të mrekullueshme që do t’u kthejë sukses”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev në vizitën e sotme të “Ist Gejt Moll” në Shkup, ku me dinamizëm të përforcuar po zhvillohen aktivitetet ndërtimore për hapje zyrtare këtë vjeshtë.

Kryeministri Zaev  bashkë me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, ministrin  e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe menaxhmentin e “Skopje Ist Gejt”, inspektuan lokacionin dhe u informuan për aktivitet investuese deri në fazën finale të realizimit të projektit.
“Skopje Ist Gejt” investon edhe në kushte pandemie. Investimi i plotë është diku mbi 350 milionë euro për vendin tonë. Kompleksi zhvillon bruto hapësirë prej 500.000 m2, në të cilat krahas qendrës tregtare ka 10 banesore dhe 5 ndërtesa afariste. Ajo që jep sinjal pozitiv për investitorët që duan kapitalin e tyre ta investojnë në rajon është raporti i fondacionit të respektuar amerikan “Heritixh” për vitin 2021 i cili u publikua javën e kaluar.

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut, sipas nivelit të lirive ekonomike, është më së miri e radhitur në rajon dhe është në vendin e 46-të në botë, para Sllovenisë, Serbisë, Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për rezultate edhe më të mira punojmë me përkushtim në reforma në gjyqësor dhe sektorin publik, menaxhim me korrupsion dhe krijim të ambientit të favorshëm ekonomik.

Qeveria si asnjëherë më parë e mbështet ekonominë. Përfshirë datën 5 mars nga linja kreditore pa interes me komponentë grant “Kovid 3”, e cila realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, janë paguar 23,5 milionë euro për  2.053 përdorues. Më saktë, janë paguar gati 97% nga shfrytëzuesit të cilëve ju është miratuar kërkesa kreditore për këtë linjë. Ekonomia është e mbështetur edhe me një sërë masash tjera. Janë miratuar 5 pako me masa ekonomike për mbajtjen e likuiditetit dhe mbështetje për të gjitha sektorët. Sinjal pozitiv në kushte pandemie dhe është rritja e vazhdueshme e pagës mesatare, e cila për muajin dhjetor të vitit 2020 është gjithsej 28.294 denarë, saktësisht me normë solide vjetore të rritjes prej 5,4%”, deklaroi Kryeministri dhe shtoi se plani i Qeverisë është i qartë dhe bashkërisht me të gjithë aktorët në shoqëri, në mënyrë strategjike po punohet në zhvillim me prosperitet dhe stabil në afat të mesëm dhe të gjatë.

Igor Davkov, drejtor ekzekutiv i “Skopje Ist Gejt” theksoi se “Ist Gejt Moll” është “Zemra e re e qytetit të Shkupit” i cili vetëm për disa muaj do të jetë destinacioni më atraktiv.

“Është dukshme që qendra tregtare është në fazën përfundimtare të ndërtimit. Pas karabinës së përfunduar dhe të mbyllur, si dhe instalimeve të përfunduara të sistemit mekanik dhe elektrik, aktivitetet me mjeshtrit kanë filluar dhe mbetet për t’u përfunduar enterieri i brendshëm.

Ist Gejt Moll do të shpërndahet në 5 nivele dhe do të ketë 57,000 m2 sipërfaqe totale për dhënie me qira. Me një strukturë të kësaj madhësie, Shkupi merr qendrën tregtare më të madhe në rajon e cila do të jetë vendi i ri për daljet, zbavitje dhe shoping. Ai i përket të ashtuquajturave “qendra-destinacion” sepse ofron më shumë përmbajtje në një vend: një përzgjedhje e gjerë e modës dhe markave unike, shërbime, sallë lojërash, 8 kinema, 7 restorante të shkëlqyera, departamenti i ushqimit të shpejtë me 800 vende, supermarket, sallone për mobilje dhe teknikë të bardhë dhe do të jetë e vetmja qendër tregtare e rrethuar nga parqe të gjelbra që mbulojnë një sipërfaqe prej 12,000 m2. Njëkohësisht me projektin, po zhvillohen të mallra infrastrukturore, si rrugë të reja, qasje të reja në autostradë, ndriçim, rripa të gjelbra dhe parqe”, theksoi Davkov.

“Ist Gejt Moll” sjell marka të njohura në vendin tonë: 250 marka lokale dhe ndërkombëtare. Gjigandi spanjoll i modës “Inditeks”, me markat “Zara”, “Zara Hom”, “Masimo Duti”, “Ojsho”, “Stradivarius”, “Bershka”, “Pulll and Ber”, si dhe grupin polak të modës “Ell pi pi” Me markat “Rizrvd”, “Mohito”, “Haus”, “Sinsej” dhe “Krop”, janë vetëm disa nga markat që do të vijnë, ndërsa do të ketë edhe marka tregtare nga vendet e tjera të Evropës Perëndimore.

Next Post

Grubi pret Abazoviçin, dakordohen për bashkëpunim rajonal

Grubi inicon krijimin e Forumit të zëvendëskryeministrave të Ballkanit, Abazoviç e fton për vizitë në Podgoricë Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim në Shkup zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Të dy zëvendëskryeministrat kanë shprehur falenderimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: