Kryeministri Zaev pas Konferences për Balkanin Perëndimor në Berlin: Evropa feston suksenin tonë

vull

Të nderuar qytetarë,

 

Sapo u ktheva nga Berlini ku bashkë me zëvendëskryeministrin  Bujar Osmani dhe ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov e përfaqësuam Maqedoninë e Veriut në Konferencën e  Ballkanit Perëndimor në Berlin, organizuar nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron.

 

Konkluzioni i parë, më i rëndësishëm dhe më i theksuar është se marrëveshja e suksesshme që kemi arritur me Greqinë është model për zgjidhjen e çështjeve dhe konflikteve të hapura.

 

Vendi ynë dhe Marrëveshja ishin frymëzim për fillimin dhe përfundimin thuajse të çdo diskutimi në Konferencën me konkluzë se bashkëpunimi dhe stabiliteti janë thelbi i perspektivës së përbashkët evropiane të rajonit.

 

Ndër konkluzionet u theksua edhe rëndësia e arritjes së marrëveshjejes përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, si kontribut i ri i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Në Konferencë gjithashtu u dakorduam t’i intensifikojmë aktivitetet për themelimin e një zone ekonomike rajonale, të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të Berlinit dhe t’i përkrahim nismat për lidhje infrastrukturore, bashkëpunim ekonomik, tregti të lirë dhe shkëmbime të të rinjve në rajon.

 

Edhe pse zgjerimi i Unionit nuk ishte temë e Konferencës, shfrytëzuam të gjitha mundësitë për të dërguar mesazhin tone dhe ky është mesazhi i qytetarëve tanë për Evropën, se jemi të përgatitur të kontribuojmë edhe më tepër dhe të jemi thelbi i Ballkanit nga i cili lind ideja evropiane për unitet, solidaritet dhe bashkëpunim.

 

Porositëm që stabiliteti dhe reformat që ofrojmë duhet të mirkuptohen si argumente serioze për vendimin pozitiv të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave gjatë verës me Maqedoninë e Veriut.

 

Morëm përgjegjësi për veten dhe për rajonin. Tani është koha që Bashkimi Evropian të ndërmerr hapa të përgjegjshëm për Maqedoninë e Veriut dhe për Ballkanin Perëndimor, që faktikisht do të thotë përgjegjësi ndaj popujve të tyre evropianë.

 

Në frymën e bashkëpunimit dhe integrimit, tani është më se e domosdoshme Unioni të ofrojë, pasi që ideja evropiane për aleancë të diversiteteve kërkon kujdes të vazhdueshëm për veten dhe ndaj të tjerëve.

 

Të nderuar qytetarë, të jeni krenar, Evropa feston suksesin e vendit tonë dhe ky është suksesi i përbashkët për ju të gjithë. Të vazhdojmë në rrugën drejt unitetit me të gjithë popujt në Ballkan dhe në Evropë, deri në realizimin përfundimtar të idesë evropiane për unitet dhe deri te realizimi përfundimitar të idesë sonë për një shoqëri në të cilën çdo qytetar është i rëndësishëm dhe i respektuar.

Next Post

Valverde interpretoi deklaratën provokuese të Klop në mënyrën e tij

Deklarata e Jürgen Klop për ndikimin e Camp Nou ka shkaktuar shumë reagime publike, prandaj për këtë shkak ka reguar  shpejt edhe Barcelona përmes llogarisë zyrtare të Tëitter, duke theksuar rëndësinë e tyre për stadiumin që gjermanët e karakterizuan si një fushë të thjesht, transmeton KohaNews. Theksi që Camp Nou […]

Subscribe US Now