Kryeministri Zaev pranoi mirënjohje nga ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Jakimoviq: Mbështetja reciproke dhe solidariteti janë simbol i miqësisë sonë dhe bashkëpunimit

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës në vendin tonë, Dragan Jakimoviq.

Në takim, ambasadori Jakimoviq, në emër të Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Kryeministrit Zaev i dha mirënjohje për mbështetjen financiare që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dha në dy qytetet Kozarska Dubica dhe Kostajnica, në Republika Srpska, Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat fuqishëm u prekën nga tërmetet e shumta.

Bashkërisht u konstatua se raportet mes të dyja vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se mbështetje reciproke dhe solidariteti janë simbol i miqësisë së madhe mes dy shteteve dhe u shpreh gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe dypalësh të të dyja shteteve.

Next Post

RMV, humbje të ujit për pije – një pjesë e komunave heshtin, një pjesë janë të vetëdijshme për humbjet e mëdha që bëhen në sisteme

Komunat me humbjet më të mëdha të ujit për pije në sistemet e ujësjellësit në Maqedoninë e Veriut nuk kanë vullnet të flasin për problemin impozant që e kanë në rrjetin e tyre infrastrukturor. Nga shtatë komunat për të cilat Enti Shtetëror për Revizion publikoi se në vitin 2019 ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: