Kryeministri Zaev sot dhe nesër në Bruksel do të takohet me nënkryetarin e Komisionit Evropian

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot udhëton për Bruksel ku sonte, me ftesë të nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së Zhozep Borel, do të merr pjesë në darkën e përbashkët të punës me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor ku do të diskutohet për çështjet aktuale për rajonin në kontekst të avancimit të vendeve në procesin për pranimin e tyre në BE.

Para darkës, Kryeministri Zaev do të realizojë takim të shkurtër me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së Zhozep Borel.

Kryeministri Zaev këtë vizitë të institucioneve të BE-së në Bruksel do ta përfundojë nesër pas takimit me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Next Post

Rruga e Arbrit vë në rrezik banorët në Vajkal

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizë, e kryesisht pranë fshatit Vajkal është kthyer në një makth për banorët që jetojnë përgjatë sajë. Në këtë aks rrugor i cili është pjesë e rrugës së Arbrit, kanë ndodhur disa aksidente, me pasoja edhe në humbje jete. Por aksidenti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: