Kryeministri Zaev uroi Albin Kurtin për zgjedhjen e tij Kryetari i Qeverisë së Kosovës

vull
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i dërgoi letër urimi Albin Kurtit me rastin e përzgjedhjes së tij për Kryetar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në letër, si dhe në bisedën telefonike gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Zaev homologut të tij kosovar  i dëshiroi sukses në kryerjen funksionit  të përgjegjshëm dhe shprehu kënaqësinë e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë së veriut dhe Kosovës.

“Bashkëpunimi jonë realizohet përmes dialogut të hapur, të bazuar në respekt dhe vlerësim  të ndërsjellë, përmes bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe tregtar,  një trend  që presim  të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar  edhe në të ardhmen që do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”,  shkruan Kryeministri Zaev në letrën dërguar Kryeministrit të Kosovës, Kurti.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në letër theksoi se është i bindur se dialogu dhe bashkëpunimi politik do të vazhdojnë me intensitet të pa zvogëluar  dhe me theks të veçantë në bashkëpunimin evropian dhe euroatlantik  dhe mbështetje të ndërsjellë,  konsultime dhe shkëmbim të përvojave për progres të mëtejshëm në realizimin e qëllimeve strategjike të të dy vendeve dhe shprehu shpresë për një takim të shpejtë të dy kryeministrave.
Next Post

24 Marsi i Fatmir Deharit dhe i Kërçovës

Kërçova, një qendër e rëndësishme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, një e tillë e rezistencës shqiptare, ka lindur gjithnjë njerëz të veçantë që i kanë shërbyer kauzës së madhe kombëtare. Ai qytet tetë vjet më parë në një datë të sotmen më 24 Mars ktheu dinjitetin e humbur duke […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: