Kryeministrit Zaev dhe ish Kryeministri i Greqisë Cipras nesër në Munster, RF e Gjermanisë, do t’u jepet Çmimi Ndërkombëtar për Paqe i Vestfalisë

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot pasdite niset për Munster, Republika Federale e Gjermanisë, ku nesër, në ceremoni solemne, do t’i jepet Çmimi Ndërkombëtar për Paqe i Vestfalisë, i cili për vitin 2020 i është ndarë Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras.

Në shpjegimin e çmimit thuhet se “Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshje historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjodhi një çështje të hapur dhe me këtë, mes tjerash, dhanë kontribut të rëndësishëm  në stabilitetin e rajonit të Ballanit”.

Në ceremoninë solemne nesër në Munster, çmimin dy laureatëve do t’ua ndajë Presidenti i Letonisë, Egils Levic, si përfaqësues i tre vendeve baltike të cilët këtë çmim e fituan për vitin 2019.

Next Post

Zëvendësministri Rexhepi: Përkushtohemi për finalizimin e projekteve në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi sot bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi, ministra nga kabineti qeveritar dhe kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi kanë parë nga afër fillimin e punimeve për vazhdimin e bulevardit Bllagoja Toska. Si një prej projekteve më vitale jo vetëm për komunën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: