Kryetar degës për Tetovë në BDI u zgjodh Fatonë Ahmeti
Fjalimi I kandidatit për Kryetar dege të BDI-së,Tetovë:
Të dashur anëtarë dhe bashkëpartiakë,
Më lejoni të shpreh falemenderimet e përzemërta për fitoren madhështore dhe kulturën e lartë demokratike që përcolli Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, në këto zgjedhje partiake. Fitorja e sotme shton obligimet tona dhe përgjegjësitë për realizimin në përpikmëri të programit tonë.
Nga kjo garë Bashkimi Demokratik për Integrim del më e fuqishme dhe e konsoliduar se kurrë më parë dhe e gatshme për të vazhduar me objektivat dhe politikat e saj.
Qëndroj pas zotimit se do të krijojmë degë shumëfunksionale ku secili do ta ndjej peshën dhe fuqinë e Degës më të madhe në vend.
Për fund citoj kryetarin tonë të dashur Ali Ahmeti i cili tha: Kjo ishte një sfidë e demokracisë së brendshme nga ku fitues dolëm të gjithë ne dhe nuk ka vend për hatërmbetje sepse kjo është shtëpia e të gjithë neve.
Më mirë për të gjithë!
Bashkë më të fortë!
Bashkë të pamposhtur!
I juaji,
Faton Ahmeti
You must be logged in to post a comment.