Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi: Urime miku im Albin Kurti

vull

Kryetari  i Alternativës, Afrim Gashi ka përgëzuar  kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja dhe njëherit  kryeministri i Republikës së Kosovës.

 

Statusi i plotë në rrjetin social në facebook:

 

Drejtësia vonon, por nuk harron.

Pas një ndërprerjeje që iu bë qeverisjes Kurti 1, sonte Albin Kurti u kthye në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovë, për të përdëftuar se vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë mbi pengesat e përkohshme e të panatyrshme.

Duke uruar që fryma Kurti të ketë impakt rajonal dhe duke qenë i bindur se, përveç aktivistëve të LVV-së, edhe të gjithë aktivistët e AlternAtivA-s janë sonte njësoj të lumtur, i uroj kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij suksese, duke i premtuar bashkëpunim institucional e vëllazëror, duke u mburrur gjithnjë me shkurtesën LVV e jo duke shpërfillur e poshtëruar vullnetin e popullit të Kosovës.

Si njeri me origjinë familjare nga Kosova dhe si politikan që e di se fryma e Kosovës gjithnjë ka qenë shtytje e proceseve të mbara edhe këndejkufirit, uroj që qeverisja e mirë Kurti të ketë reflektim të mbarë edhe ndër ne.

Urime miku im Albin. Suksese!

Next Post

Blendi Fevziu: Regjistrimi i diasporës i domosdoshëm. Bëjeni për familjarët tuaj

Regjistrimi i DIASPORËS shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një detyrim për secilin nga ju, edhe nëse këtë nuk e bëni për vete, bëjeni për prindërit, për gjyshërit, për të parët tuaj të cilët janë përpjekur për të pasur këto të drejta që shqiptarët në RMV kanë sot […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: