Kryetari i ASH-së, Sela: Pusho në paqe e në parajsë mësues, pusho Fuat Dika

vull

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot i ka shprehur ngushëllime familjarëve të mësuesit që ndroi jetë dje: Fuat Dika, mësuesi i parë i shkollës fillore “Aki Dika”- Livadhi


Përballje me sfida dhe teket e përditshmërise, copëza kujtimesh të bukura, dhe një ditë shuhet gjithcka. Të këto copëza kujtimesh të bukura është prindi, familja fëmijëria dhe çastet e saj, aroma e ditës së parë në shkollë, Mësuesi!

Të falemnderit Mësues që më ktheje çdoherë në kujtimet e bukura të ditëve të shkollës fillore sa herë që të shikoja. Nuk kishte ndjesi më të mirë tek të shikoja rreth të nëntëdhjetave në moshë dhe më nderoje në tubimet e mitingjet partiake, ti vazhdoje të ishe mësuesi per mua.
Nuk kishte ndjesi më të mirë për mua sa herë që të zgjasja dorën për të përshëndetur mësues, megjithëse unë në moshë mesatare çdoherë pranë teje ndihesha ai fëmija 7 vjeçar i dikurshëm.
Sot mora vesh se Mësuesi ka nderruar jetë!
Mu duk për një moment se bashkë me ty vdiqën edhe kujtimet e mia për femijërinë, por jo ata janë aty, ashtu siç edhe ti i dashur mësues do jesh pjesë e këtyre kujtimeve për sa kohë jetoj, por e vërteta është se sot bashkë me ty morën fund emocionet e fëmijës që ndjeja sa herë që të takoja.
Kur të takoja ty i shihja gjithë shokët e shoqet e klasës tani të shpërndarë anekënd botës e të rritur por që prezenca e jote mi rikthente në kujtesë ata fytyra të vogla e të njoma e aq të pafajshme. Kur të takoja ty mësues, ishin ndër ata momentet e rralla mësues kur ndjehesh i vogël ne prezencën e dikujt e që me këtë ndihesh mirë. Ndihesha mirë mësues sepse ti ishe Fuat Dika, Mësuesi i madh.
Pusho në paqe e në parajsë mesues, pusho…
Next Post

Qytetarët e Tetovës prej sot mund të lahen kur të duan nuk ka restrikcione

Me anë të një njoftimi nga Ndërmarrja Komunale Publike në Tetovë bëhet e ditur se nga dita e sotme nuk do të ketë restrikcione të ujit. Më gjerësisht kumtesa e NPK-së: Të nderuar qytetarë, Si rezultat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije në qytetin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: