Kryetari i ASH -Tetovë gati për të krasitë, si Hashimi Albin Kurtin

Pas përplasjeve në degën e ASH-së Tetovë, kreu i saj Altrim Mamuti gati të krasit ndonjë nga kryesia e Aleancës pse jo edhe vet Selën. Vet Altrim Mamuti sot ka postuar një fotografi në proflin e tij në FB duke shkruar se ka ardhur koha për me krasit. Një gjë të tillë e bëri edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ku mediat kosovare e përshkruanin se presidenti Thaçi e krasiti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ku pas disa ditëve ra edhe qeveria e Kurtit.

Nuk dihet nëse kreu i degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamuti do të krasitë liderin Sela, por siç ka raportuar portali TetovaSot, Mamuti është gati të kalojë në Lëvizjen BESA së bashku me disa anëtarë të degës së ASH-së. Një gjë të tillë nuk e mohuan nga Levizja e Bilall Kasamit, ata thanë për TS, se dera e tyre mbetet e hapur për çdo kënd që dëshiron të kontriboj për çështetjet politike shqiptare.

Next Post

Taravari përgënjeshtron kryetarin e degës së Tetovës Altrim Mamutin

Pas lajmeve se dega e Tetovës ka probleme dhe kreu i ASH-Tetovë do të kalojë në Lëvizjen BESA, ka reaguar edhe sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari. Ai thotë se Aleanca çdo ditë rritet duke përgënjeshtruar kryetarin e degës së Tetovës,Altrim Mamutin. i cili tha se kryesia mos kërkojë justifikim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: