Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami realizoi takim me ambasadorin e Kosovës, Qehaja

1 min read

Kumtesë nga Komuna e Tetovës:


Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ku biseduam për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit si dhe krizën energjetike. Po ashtu me ambasadorin e Kosovës folëm edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Tetovës dhe institucioneve në Kosovës e gjitha kjo në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. Bashkërisht vlerësuam se zgjedhjet për këshillin e Tetovës, kanë qenë në një frymë demokratike  dhe qytetarët dëshmuan se e duan ndryshimin, duan një udhëheqje më të mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit. Ambasadorin e informova edhe për kapacitetet që posedon komuna e Tetovës në aspektin e burimeve njerëzore dhe efikasitetin e administratës. Bashkëpunimi dhe takimet që janë në interes të qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tutje.