Kryetari i Lëvizjes Besa, vizitoi fshatrat e Komunës së Dollnenit

vull

Në Komunën e Dollnenit sot ka qëndruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami  i cili u ndal në fshtrat, Cërnilisht, Debresht dhe Zhitoshë, ku u takua me strukturat e Lëvizjes BESA.

“Biseduam për problematikat e kësaj ane dhe për zgjidhjen e problemeve si subjekt politik që jemi në Qeveri. Kjo komunë njihet në vend për prodhimin e duhanit. Edhe pse kishte disa pakënaqësi rreth shitjes së duhanit, falë Ministrit të Bujqësisë Arjanit Hoxha, kjo problematikë është zgjidhur, duke mundësuar që edhe teprica e mbetur e duhanit të blihet nga duhanprodhuesit. Me politikat tona konstruktive në qeveri, çdo qytetari do t’i mundësojmë zgjidhje të problemeve të tyre dhe do të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut,” u shpreh, Kasami.

Next Post

Del Bosque: Messi është futbollisti më i mirë në histori

Ish trajneri i Real Madridit dhe trajneri i Spanjës, Vincente del Bosque, foli në një intervistë për Lionel Messin, Killian Mbape, Superligën e re të UEFA-s dhe ekipin kombëtar spanjoll. “Ndjej që i përkas Realit, por nuk mund t’i kritikoj ata që vendosën të ndryshojnë klubin. Eshtë e rëndësishme të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: