“Përgëzoj Kuvendin dhe popullin e Kosovës në zgjedhjen e znj. Vjosa Osmani Presidente me ç’rast edhe rrumbullaksimin e formimit të institucioneve shtetërore.
Nuk dyshoj që znj. Vjosa Osmani do të angazhohet në ruajtjen e vlerave demokratike, sovranitetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj Presidenten duke besuar që figura e saj në institucionin më të lartë shtetëror do ta udhëheqë Kosovën drejt proceseve euro-integruese dhe do të sigurojë që vendi të udhëhiqet në bazë të parimeve kushtetuese të vendit.
Me nderime,
Menduh Thaçi”