Kryetari i ri i PE-së David Sasoli në Shkup

vull

Kryetari i ri  Parlamentit Evropian David Sassoli do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy-ditore në Maqedoni sot, vizita e tij e parë zyrtare jashtë Bashkimit Evropian.

Sassoli do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi dhe Kryeministrin Zoran Zaev, dhe gjithashtu do të takohet me drejtuesit e partive politike parlamentare dhe do t’i drejtohet Parlamentit.

Në fillim të vizitës, Sassoli do të hapë një Shtëpi të Evropës në ambientet e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe do të bashkohet në një debat me Ambasadorin Samuel Zbogar dhe studentët e shkollave të mesme me temën “Vizioni i BE për Rininë”.

Në debatin me Presidentin Sasoli do të marrin pjesë studentë nga Berova, Centar Zupa, Demir Hisar, Kavadarci, Kocani, Shkupi, Struga, Strumica, Tetova, Valandova dhe Vinica.

Next Post

Ankesat e "Titanik 2" të Mijalkov dhe Thaçit sot në Apel

Gjykata e Apelit do të vendosë sot për ankesat e të akuzuarwve pwr rastin Titanik 2 , Sasho Mijalkov dhe Menduh Thaçi, dhe ish anëtarët e KSHZ-së, pasi Gjykata Penale i dënoi ata në mars të këtij viti në burg nga tre deri në katër vjet e gjysmë për parregullsi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: