Kryetari i ri i Tetovës, Kasami realizoi takim me investitorë nga Kroacia

vull

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami realizoi takim  drejtorin e kompanisë “Verso Altima”, Mario Gerençir nga Kroacia. Me z. Gerençir biseduam për implementimin e teknologjive “Smart” dhe për platforma të reja bashkëkohore për “Smart City”.

“Drejtori i “Verso Altima” prezentoi kompaninë e tij dhe platformat të cilat i ka në dizpozicion për t’ju ndihmuar qytetarëve dhe Komunës së Tetovës në menaxhimin dhe dhënien e informatave të sakta dhe transparent mbi atë se çfarë punohet në qytetin tonë. Me implementimin e këtij projekti do të mundësohet bashkëpunim në mes qytetarëve dhe Komunës. Me anë të këtyre projekteve do të mundësohet reduktimi i kostove dhe mirëmbajtjes të ndriçimit publik, parkingjeve si dhe monitorimin e mundshëm të ujit dhe ujit për pije,” thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës

Next Post

Karta e Adriatikut-SHBA, adresa e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të homologut të tij kroat, Mario Banozic, ka udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të mbrojtjes të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5), që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë. Me këtë rast, ministri Mehaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: